Emrat/ Identifikohen dy vëllezërit që u vranë pranë teleferikut në Fresk!

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në kryeqytet, në zonën e Freskut, ku si pasojë e një përplasje dy vëllezër kanë humbur jetën.

Ndonëse nuk dihen motivet e konfliktit, sipas informacioneve paraprake dyshohet se shtetasi Vehap Cami, 63 vjeç ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllain e tij, Lulzim Faik Cami, 68 vjeç dhe më pas veten, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen të dy.

Mësohet se dy viktimat janë me origjinë nga Bulqiza. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, mëngjesin e 4 Janarit, në rrugën “Xhon Belushi”.

Njoftimi:

Në datë 04.1.2024, rreth orës 07:40, ne rrugën “Xhon Belushi”, është marrë njoftim se në banesën e shtetasit Lulezim Faik Cami, ka te shtëna me armë zjarri.

Nga veprimet paraprake hetimore rezulton se shtetasi Vehap Faik Cami, i dtl 03.01.1961 ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, Lulëzim Faik Cami i dtl 15.07.1955 dhe me pas veten, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen të dy.

Kujtojmë se ndonëse kanë kaluar vetëm katër ditë nga nisja e vitit të ri 2024, dhe kemi një bilanc prej 2 viktimash dhe 3 të plagosur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *