Emigrimi i shqiptarve drejt Britanisë/ Rama për BBC: Termi pushtim nga sekretarja ishte i neveritur, nxit ksenofobinë

Kryeministri Edi Rama ka folur për median prestigjioze BBC, lidhur me emigrimin e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar pas deklaratës së sekretares së Brendshme, Suella Braveman.

Në një mesazh drejtuar komentit të Braveman, Rama theksoi se në pamundësi për ta toleruar, termi ‘pushtim’ i përdorur nga sekretarja e brendshme britanike ishte ‘i çmendur’. Kreu i qeverisë e cilësoi si sjellje që ushqen ksenofobi dhe se problemi nuk është i shqiptarëve që emigrojnë por i politikës së brendshme britanike, e cila është e dështuar.

Rama nuk ka ngurruar as të shtojë se ndihet i neveritur nga kjo politikë që është e ‘dënuar’ të dështojë.

“Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. [Ajo] nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *