Elton John largohet nga Twitter, Elon Musk ka një përgjigje për të

Këngëtari i njohur Elton John, është bërë pjesë e listës së personazheve të njohur që janë larguar nga Twitter që nga blerja e tij nga CEO i Tesla-s, Elon Musk.

Në postimin e tij të fundit në Twitter, këngëtari shkroi: “Gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të përdor muzikën për të bashkuar njerëzit. Megjithatë më trishton kur shoh sesi keqinformimi po përdoret tani për të ndarë botën tonë. Kam vendosur të mos përdor më Twitter, duke pasur parasysh ndryshimin e tyre të fundit në politikë, i cili do të lejojë që dezinformata të lulëzojnë pa kontroll.”

Pas këtij postimi u përgjigj edhe Elon Musk me një koment të tijin: “Unë e dua muzikën tuaj. Shpresoj që të ktheheni. A ka ndonjë dezinformatë në veçanti për të cilën jeni të shqetësuar?”

Musk, është përballur me një sërë problemesh që nga marrja në dorë e rrjetit social, i cili tashmë u detyrua të pezullonte lançimin e tij në ‘Twitter Blue’ pasi u shtuan imituesit e të ashtuquajturave llogari “të verifikuara”.

Modelja Gigi Hadid çaktivizoi shpejt llogarinë e saj në Twitter, duke e quajtur platformën një “gropë të urrejtjes dhe fanatizmit”.

Për një kohë të gjatë, por veçanërisht me lidershipin e saj të ri”, shkroi Hadid në Instagram të Musk. “Po bëhet gjithnjë e më shumë një gropë e urrejtjes dhe fanatizmit, dhe sic nuk është një vend ku dua të jem pjesë.

Hadid, u kërkoi falje fansave të saj në platformë, duke shkruar se i pëlqente të lidhej me ta.

Unë nuk mund të qëndroj, nuk është një vend i sigurt për askënd,” vazhdoi ajo.

Këngëtarja amerikane Toni Braxton, njoftoi më herët se do të largohej nga platforma sociale gjithashtu në dritën e ndryshimeve dhe pushimeve masive.

“Jam i tronditur dhe i tmerruar me disa nga ‘fjala e lirë’ që kam parë në këtë platformë që nga blerja e saj. Gjuha e urrejtjes nën vellon e ‘fjalës së lirë’ është e papranueshme; prandaj po zgjedh të qëndroj jashtë Twitter-it pasi nuk është më një hapësirë e sigurt për mua, djemtë e mi dhe POC të tjera”, shkroi ajo muajin e kaluar.

Shonda Rhimes, Sara Bareilles dhe Tea Leoni gjithashtu i ‘thanë lamtumirë’ Twitter-it në tetor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *