Elon Musk, gazetarit të BBC: Ti po gënjen

Pronari i Twitter, Elon Musk ka akuzuar një reporter të BBC-së se po gënjen gjatë një interviste në të cilën po flitej edhe rreth incidenteve të gjuhës së urrejtjes në rrjetin social.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Musk u pyet nga gazetari amerikan i teknologjisë, James Clayton, se si do t’i përgjigjej pretendimeve se nuk ka staf të mjaftueshëm në Twitter për të kontrolluar rritjen e përmbajtjes së urrejtjes.

Por ai e sfidoi gazetarin duke kërkuar nga ai që t’i jepte shembuj të një përmbajtjeje të tillë – dhe kur Clayton refuzoi ta bënte këtë, Musk e akuzoi atë për përhapjen e një pretendimi ‘të rremë’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *