Elon Musk flet si rrallëherë për djalin e tij të ndjerë

Si rrallë herë, Elon Musk ka folur për vdekjen tragjike të të birit dhe këtë e ka bërë në një postim në ‘Twitter’. Pronari i ri i rrjetit social, ka shkruar në një status:

“Fëmija im i parë vdiq në krahët e mi. Ndjeva rrahjet e fundit të zemrës. Nuk kam mëshirë për askënd që do ta përdorte vdekjen e fëmijëve për përfitime, politikë apo famë”.

Me këtë status, Elon Musk adresoi polemikën e ndalimit të llogarisë së konspiracionistit Alex Jones, i cili postoi në ‘Twitter’ se të shtënat me armë në shkollën “Sandy Hook” në Amerikë, në fakt ishin lajme të rreme.

Musk e lidhi vendimin e Twitter për të mos lejuar Alex Jones të postojë më ngjarjen dhe përjetimin e tij personal. Djali i parë i Musk, i quajtur Nevada Alexander, vdiq në vitin 2002, nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS).

Ndërsa në postimin e tij, konspiracionisti Jones, u shpreh se qeveria amerikane ndihmoi në inskenimin e një ngjarje tronditëse, si të shtënat me armë në një shkollë fillore.

Si pasojë e të shtënave, ndërruan jetë 20 fëmijë nga 6-7 vjeç dhe gjashtë anëtarë të stafit. Jones tha se kjo ishte një dredhi për të ndaluar shtetasit amerikanë të mbanin armë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *