Elon Musk është i interesuar të blejë Manchester United

Elon Musk mund “t’i ketë vënë syrin” Manchester United, dhe ai është një ndër të paktët që mund ta blejë ekipin.

Britanikja Mail Online raporton se miliarderi është duke e monitoruar situatën nga afër dhe po sheh nëse del ndonjë mundësi në Old Trafford që nuk duhet ta humbasë. Një numër të interesuarish, sipas raportimeve, kanë shprehur interesin dhe kanë firmosur kontrata konfidenciale që u lejojnë akses në “dhomën e të dhënave” për ekipin.

Mes tyre, janë një numër partish nga Arabia Saudite, të pavarura nga ato që zotërojnë Newcastle United. Kurse Musk, për pak sa nuk i vuri Twitter-it “zjarrin” kur shkroi që do të blinte United, përpara se më vonë të thoshte se ishte një shaka.

Në llogaritjen e fundit, pasuria e tij vlerësohej në 188.6 dollarë ndërsa në Twitter, United ka 34.9 milionë ndjekës kurse Musk, 128.9 milionë të tillë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *