Elon Musk dhe Kanye West ‘bashkë’ kundër gjithë botës

Kanye West është rikthyer në platformën “Twitter” disa kohë pasi u ndalua për shkak të komenteve të tij antisimetike ndaj hebrenjve. Ky rikthim i tij vjen pasi Elon Musk bleu zyrtarisht platformën online. Me mbylljen e marrëveshjes nga manjati i teknologjisë, reperit i është kthyer ‘fjala e lirë’ në Twitter.

Reperi 45 vjeçar, tronditi fansat kur shkroi në Twitter më 9 tetor: ”Unë jam pak i përgjumur sonte, por kur të zgjohem do të vras 3 për njerëzit hebrenj.”

Kanye më pas u shpreh i bindur në një intervistë me Piers Morgan më 19 tetor se ai ‘absolutisht’ nuk pendohet për komentet e tij antisemitike. Ndërsa kujtojmë që gjatë fjalës së tij, Elon Musk u shpreh se e bleu Twitter-in jo për të fituar para, por për të ardhmen e qytetërimit.

“Arsyeja pse bleva Twitter-in është sepse ka rëndësi për të ardhmen e qytetërimit që të ketë një shesh qyteti dixhital të përbashkët, ku mund të debatohet për një gamë të gjerë bindjesh në mënyrë të shëndetshme, pa dhunë”,- shkroi Musk pas mbylljes së marrëveshjes.

“Aktualisht ekziston një rrezik i madh që mediat sociale të ndahen në tabore të krahut të djathtë dhe të ekstremit të majtë që gjenerojnë më shumë urrejtje dhe përçajnë shoqërinë tonë”,- shtoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *