Elbasan/ Dhunoi nënën, arrestohet 52-vjeçari

Një 52-vjeçar është arrestuar në Peqin, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Mësohet se shtetasi me iniciale F.S., ka dhunuar nënën e tij.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan / Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit, në lagjen “Dyle Haxhire”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, pas një konfliktit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S. që ka ndërhyrë për të ndaluar 55-vjeçarin, ju bëjmë me dije se:
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Vrasja me dashje”, të mbetura në tentativë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin F. S., 52 vjeç, banues në fshatin Çengelaj, Peqin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Mollas, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën, pa leje drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *