10 vite në skenë, mesazhi i Kidës për adhuruesit e saj: “Më keni bërë ëndrrën realitet”

Kida është një nga këngëtaret më të suksesshme të tregut muzikor shqiptar, me projektet e saj, qoftë solo apo bashkëpunime, që kthehen menjëherë në hite. Sezoni veror ka qenë më i zënë se kurrë për artisten, jo vetëm për shkak të këngëve e videoklipeve që ka publikuar, por edhe për shkak të faktit që ka qenë pjesë e skenave të eventeve më të rëndësishme në Shqipëri dhe jo vetëm. Së fundmi, artistja performoi edhe në koncertin e Rita Orës në Tiranë.

Këngëtarja ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram, për të falenderuar publikun dhe fansat e saj, teksa po bëhen 10 vite që ka nisur karrierën muzikore. Ajo shkruan:

“Ju më keni bërë ëndrrën time realitet sa herë që kam parë se po këndoni bashkë me mua, ju jeni zëri më i bukur që kam degjuar. Nuk do të ndalem asnjëherë duke e bërë punën që dua më së shumti, ku shpërblim marr buzëqeshjet e juaja.”

Po ashtu Kida thotë se zëri më i bukur në botë është pikërisht i fansave të saj, teksa cdo brohoritje e tyre i ka dhënë forcë e vullnet që të punojë më fort dhe sigurisht në fund nuk harron të shprehë dhe dashurinë pa kushte.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *