Ekzekutoi me kallashnikov gruan e tij, burg përjetë për ish-policin

Gjykata e Elbasanit këtë të enjte ka dhënë vendimin burg të përjetshëm për ish-policin, Koço Buzo i cili vrau gruan e tij në maj të 2021.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para gjykatës së Elbasanit më 6 maj të 2021, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. 58-vjeçari nuk ishte paraqitur në seancë dhe po priste me një thikë dhe kallashnikov në dorë jashtë Gjykatës së Elbasanit.

Buzo e goditi fillimisht me thikë dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend. Sapo ka ndodhur ngjarja, autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar.

Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat, teksa dita e tij e punës në gjykatë nuk shkoi si zakonisht por ende nuk dihej nëse ishte avokat i çështjes. Ai u plagos rastësisht me një plumb në dorë dhe po merr mjekim në spitalin e Elbasanit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *