Ekzekutoi me armë Arian Gosën në lokal, vetëdorëzohet autori

Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në Kavajë më 21 Maj, është vetëdorëzuar në polici. Rexha u dorëzua pas negociatave të familjarëve me policinë. Ai qëndroi 2 ditë në arrati pasi vrau Arian Gosën në një lokal të Kavajës pasditen e së dielës.

Ditën e sotme, familja Rexha kanë kërkuar mbrojtje nga policia, pasi kanë frikë për një hakmarrje të mundshme. Ende nuk është vendosur se çfarë masë do të marrë policia për mbrojtjen e tyre, ndërkohë që familjarët e familjes Rexha kanë theksuar se nuk kanë ndërmend që të lëvizin nga Kavaja.

Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për “pse më sheh ashtu” nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i “fortë” në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *