Ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, publikohen pamjet e momentit të arrestimit të Dan Hutrës në Sharrë

Detaje të reja po dalin nga krimi makabër që tronditi vendin ditën e sotme ku mbeten të vrara 3 gra ndërsa u plagosen 3 të tjera.

Emisioni Opinion ka publikuar pamjet ekskluzive të arrestimit të Dan Hutrës në landfillin e Sharrës në kryeqytet.

Në këto pamje duke momenti kur agjentët e policisë së kryeqytetit kanë neutralizuar dhe arrestuar Dan Hutrën, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent të theksuar kriminal.

Gjatë arrestimit, Dan Hutra nuk bëri rezistencë, ndërsa atij iu sekuestrua dhe arma e krimit tip kallashnikov.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *