Ekzekutimi i Behar Sofisë/ Gjykata merr vendimin për katër të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për katër të arrestuarit që akuzohen për vrasjen e Behar Sofisë. Katër personat e arrestuar janë: Ernejt Shyti, Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç.

Njëri prej të arrestuarve, Xhuliano Visha ka deklaruar në seancë se ato që ka thënë më herët në polici nuk i ka deklaruar të vërteta.

“Kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në Kërrabë”, mësohet të ketë thënë ai. Visha akuzohet për “vrasje me dashje e kryer ne bashkëpunim”. Gjithashtu edhe Leonar Xhixha dhe Skënder Vathi nuk kanë pranuar krimin.

Personi që ekzekutoi biznesmenin Sofia është Ernejt Shyti. Ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa më 13 mars ai u dërgua sërish në vendngjarje, pasi deklaroi se armën e kishte hedhur në lumin Lana. Palombarët e Renea-s nisën kërkimet, por nuk arritën ta gjenin armën e krimit. Shyti ka pranuar krimin ndërsa ka thënë se organizator i këtij krimi ishte i arrestuari Skënder Vath, nga i cili do të merrte edhe një shumë parash për vrasjen e biznesmenit Sofia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *