Eksperti i kriminologjisë paralajmëron Policinë e Shtetit: Hapni sytë, banditët po përdorin Netflix-in për…

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka paralajmëruar Policinë e Shtetit në lidhje me përdorimin e platformës Netflix, për shkëmbimin e mesazheve mes grupeve kriminale.

Përmes një postimi në facebook Karamuço shkruan se taktikat e reja kriminale kanë përfshirë dhe Netflix, duke bërë që mesazhet e banditëve të përcillen nga Ekuadori, në hollandë e më pas në Tiranë.

Postimi i Karamuços:

Policia e Shtetit të hapë sytë. Studimet e reja mbi taktikat kriminale kanë përfshirë edhe Netflix në llogaritë e komunikimit midis grupeve keqbërëse. Logove të një llogarie në Netflix nuk ju shkruhen emrat, por mesazhet e banditëve. Njëri në Ekuador, tjetri në Hollandë dhe i fundit në Tiranë janë shumë komod të komunikojnë pa u pikasur fare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *