Ekspertët: Varianti i ri i koronës mund t’ju infektojë çdo muaj

Ekspertët e shëndetësisë në mbarë botën janë të alarmuar pasi supozohet se varianti i ri i koronës BA.5 mund të infektojë sërish njerëzit brenda pak javësh pas infektimit.

Koronavirusi ka ndryshuar disa herë dhe variantet e reja duket se po bëhen gjithnjë e më ngjitëse.

Varianti “sekret” BA.5  mund të infektojë njerëzit disa herë në një kohë shumë të shkurtër, dhe ky është fakti më shqetësues .

Sipas “The Independent” , ekspertët supozojnë se numri i rasteve BA.5 ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë për shkak të mungesës së raporteve.

Sipas një studimi nga profesori i imunologjisë Danny Altmann, dy nënvariantet BA.2 dhe BA.5 janë kryesisht imun ndaj mbrojtjes nga vaksinat dhe infeksionet e mëparshme.

Kjo është një nga arsyet pse një numër jashtëzakonisht i madh njerëzish infektohen disa herë.

Është “një lloj virusi i fshehtë që zvarritet pa u vënë re”.

Pavarësisht gjithçkaje, ekspertët ende i referohen vaksinimit si ilaçi më efektiv kundër koronës.

Vaksinat ofrojnë të paktën imunitet të pjesshëm dhe mbrojnë kundër sëmundjeve potencialisht serioze

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *