Eklent Kaçi nderon sërish Shqipërinë/ Shpallet kampion bote në bilardo

Sportisti shqiptar, Eklent Kaçi është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën e “dhjetëshit”.

Kurbinasi ishte më i mirë se spanjolli Francisco Sanchez Ruiz në Las Vegas, duke fituar me rezultatin 10-7. Ky është suksesi i tretë në tre vitet e fundit për Kaçin, që ka ngritur lart flamurin kuqezi.

Eklent Kaci përmbysi ndeshjen kundër kampionit të botës, me spanjollin që nuk ia doli të vendosë rekord me tre tituj kampion bote në tre disiplina të ndryshme brenda vitit.

Nga 5-1 për spanjollin, Kaçi fitoi shtatë raunde radhazi për të përmbysur favoritin e duelit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *