Anglia vlen plot 1.26 miliardë, ndërsa skuadra më e lirë është Uellsi me 177 milionë euro.

Përballja më e shtrenjë e 1/8-ve është padyshim Angli-Gjermani, që kalon kufirin e 2.2 miliardëve, ndërsa Suedi-Ukrainë vlen vetëm 410 milionë euro.

Pas “Tre Luanëve”, renditja vazhdon me Francën, Gjermaninë, Spanjën Portugalinë, Italinë, Belgjikën e Holandën. Diferenca më e madhe në këtë fazë është në dueli mes Francës dhe Zvicrës ku “Gjelat” kushtojnë rreth 700 milionë më shumë se helvetët.

Futbollisti më i shtrenjtë pa asnjë dyshim është Kylian Mbappe që sot vlerësohet 160 milionë euro. Pas tij janë Sterling, Harry Kane e kështu me radhë.

/Priza.al/