Egnatia bën gati prezantimin e radhës, firmos për dy vite mbrojtësi lezhjan

Egnatia është gati të bëjë një tjetër zyrtarizim në orët e ardhshme, pasi sot ka firmosur kontratën e re me klubin dhe mbrojtësi lezhjan Renato Malota.

I larguar vetëm pak ditë më parë pas angazhimit me Laçin në Europë, mbrojtësi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin rrogozhinas. Malota kishte arritur një marrëveshje me klubin prej dy muajsh, por priti të mbyllte aventurën me kurbinasit për të zyrtarzuar këtë transferim. Malota forcon kështu ndjeshëm organikën e Egnatias, që këtë sezon kanë ambicie të mëdha teksa tentojnë Kupat e Europës.

Klubi rrogozhinas ka qenë ndër më aktivët në merkato duke afruar plot 16 futbollist deri më tani

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *