Edi Reja ‘me dhimbje koke’! Dëmtohet një nga lojtarët kyç të kombëtares, humb ndeshjen me Anglinë

Kur ka mbetur vetëm 1 ditë nga përballja historike me Anglinë, lajme jo shumë të mira vijnë nga kampi kuqezi. Marash Kumbulla ka ‘bërë me dhimbje koke’ Edi Rejën!

Kjo pasi ka pësuar një dëmtim të rëndë menisku në ndeshjen me Andorrën e si rrjedhojë nuk do të jetë për ndeshjen me Anglinë. Nga sa mësohet, ai do të niset drejt Romës ku do të zhvillohen ekzaminime më të specializuara e do të shihet nëse do të jetë nevojë për ndërhyrje.

Kumbulla është një nga lojtarët kyç të formacionit të kuqezinjve, ku fatkeqësisht do e humbë një përballje kaq të rëndësishme për çdo futbollist.

Futbollisti i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla zgjedh të kalojë te Roma

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *