Edhe hipopotamët mbyllen në karantinë?! Vendimi i ‘çmendur’ i shtetit europian, ka zemëruar keq animalistët

Një kopsht zoologjik në Belgjikë deklaroi se dy hipopotamët e tij i ka futur në karantinë, pasi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Është e paqartë se si Imani, 14 vjeç, dhe Hermien, 41 vjeç, u infektuan nga koronavirusi, tha Kopshti Zoologjik i Antwerp-it, duke shtuar se, “kafshët po shkonin mirë, përveçse kishin rrjedhje hundësh. Kufizimet janë forcuar në kopshtin zoologjik deri sa të dalë negativ, testi i kafshëve”.

Në nivel global, ka pasur disa raportime për kafshë të robëruara dhe të zbutura të infektuara me Sars-CoV-2.

Hundët e hipopotamëve zakonisht janë të lagështa, por veterinerët në kopshtin zoologjik të Antwerp, vendosën ta testonin çiftin pasi vunë re se ata “kishin qurra”.

Rrethimi i tyre është mbyllur. Trajtuesit e tyre, të cilët kanë rezultuar negativ, duhet të mbajnë maska ​​dhe syze sigurie dhe të dezinfektojnë këpucët përpara çdo kontakti me hipopotamët.

“Në dijeninë time, është kontaminimi i parë i regjistruar në mesin e kësaj specie. Në të gjithë botën ky virus është parë kryesisht te majmunët dhe macet e mëdhenj”,- tha veterani i kopshtit zoologjik të Antwerp, Francis Vercammen.

Por ky veprim i autoriteteve të kopshtit është parë si i pavend dhe ka revoltuar mjaft ata që duan dhe mbrojnë jetën e kafshëve të egra, animalistët.

Këta të fundit kanë kërkuar që kafshët të mos izolohen, por të lejohen të qëndrojnë lirshëm në habitatin e tyre, edhe ky i izoluar gjithsesi brenda një Parku Zoologjik.

Në fillim të kësaj jave, Kanadaja gjithashtu konfirmoi se tre raste Covid ishin zbuluar te dreri i egër, raporti i parë i tillë në jetën e egër të vendit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *