“E vrava” Zbardhet dinamika e krimit në Tiranë, armën…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tronditëse e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkozë, ku 43-vjeçari Ronald Sinani ekzekutoi bashkëshorten e vëllait të tij.

Dëshmia e nënës së autorit të dyshuar, i cili vrau edhe veten, ka hedhur dritë mbi dinamikën e krimit. 43-vjeçari mësohet se është zgjuar rreth orës 03:00, por një orë më pas është futur në dhomën e gjumit të kunatës, Migena Sinani, duke e qëlluar me plumb në gjoks. Në krevat me viktimën ka qenë edhe vajza e saj 2-vjeçare.

E ëma e tij ka dëgjuar të shtënën dhe është ngritur menjëherë. Në korridor është përballur me të birin, i cili ka thënë vetëm: “E vrara”, pa dhënë asnjë shpjegim.

Sipas dëshmisë së të moshuarës, Roland Sinani, ka dalë në oborr dhe më pas ka dëgjuar të shtënën tjetër me armë.

Arma e krimit u gjet larg trupit të Roland Sinanit çka ngriti dyshimet për një person të tretë në ngjarje, por më pas u zbulua se ishte lëvizur nga i ati i autorit të krimit.

E ëma e 43-vjeçarit ka zgjuar të shoqin dhe ky i fundit pasi është përballur me skenën e tmerrshme brenda shtëpisë ka dalë në oborr dhe ka marrë armën e krimit duke e çuar pas banesës.

I moshuari nuk është arrestuar nga policia pasi lëvizjen e armës nga vendi i krimit dyshohet se e ka kryer për shkak të sëmundjes nga e cila vuan (sklerozë) dhe jo për të mbuluar ngjarjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *