E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur

Aktori Leslie Phillips, i cili ishte i njohur për rolin në filmin ‘Carry On’, ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Phillips ishte gjithashtu i njohur për fansat e rinj si zëri i Kapelës së Sorting në filmat e ‘Harry Potter’.

Gruaja e tij Zara tha për ‘The Sun’ se: “Kam humbur një bashkëshort të mrekullueshëm dhe publiku ka humbur një showman vërtet të madh. Ai ishte thjesht një thesar kombëtar. Njerëzit e donin atë. Ishte i pëlqyer kudo që shkonte”.

Aktori komik luajti në më shumë 200 filma, seriale televizive dhe radio gjatë karrierës së tij prej tetë dekadash.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *