E rëndë! Shkoi në Gjermani për të takuar motrën, 44-vjeçari vritet me thikë pas shpine nga kunati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjermani, ku një qytetar nga Skenderaj i Kosovës ka ndëruar jetë.

Mediat në Kosovë raportojnë se viktima është 44-vjeçari me iniciale B.N., i cili ka humbur jetën për shkak të goditjeve që ka marrë me thikë nga kunati i tij, i cili e ka goditur atë pas shpine.

Mësohet, se viktima ishte nisur për të takuar motrën e tij, por pasi është takuar me burrin e saj, ky i fundit e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Sakaq, ende nuk dihen motivet se përse ai e ka kryer krimin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *