E rëndë në Kombinat/ Përplaset nga kamioni, drejtuesi i biçikletës humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Kombinat. Një kamion me drejtues 51-vjeçarin me iniciale S.D ka përplasur një biçiklist, i cili nuk është identfikuar ende. Si pasojë e lëndimeve të mëdha që ka marrë, biçiklisti ka humbur jetën në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 12:00, në vendin e quajtur “Misto Mame” Kombinat, mjeti kamion me drejtues shtetasin S. D., 51 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *