E rëndë në Greqi, babai kyç foshnjën në makinë dhe shkon të lahet në det

Një ngjarje aspak normale ka ndodhur në Greqi, ku një 26-vjeçar ka kyçyr të bijën e tij 20-muajshe në makinë dhe ka shkuar për tu larë në.

Mediet greke raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës, në qytetin e Heraklion. Ndërsa mësohet se foshnjën e vogël e ka shpëtuar roja i bregdetit që ndodhej atje.

Sipas mediave lokale, foshnja ka nisur të qajë nga vapa e padurueshme, ndërkohë që oksigjeni brenda automjetit ulej vazhdimisht.

Për fat të mirë roja i plazhit ka dëgjuar foshnjën dhe ka njoftuar policinë, e cila bëri të mundur hapjen e veturës për të nxjerrë beben nga atje.

Ndërkohë babai foshnjës është arrestuar, ndërsa fëmija fatmirësisht ndodhet në gjëndje të mirë shëndetsore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *