E rëndë, dy vëllezër tentojnë të rrëmbejnë 2 të mitura

Dy të mitura janë ngacmuar seksualisht nga dy vëllezër në Istog. Të njëjtat kanë tentuar t’i fusin në veturë.

Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit, teksa tjetri ndodhet në arrati.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në paraburgim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Istog 09.09.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se së bashku me vëllain e tij i cili gjendet në arrati, duke i mashtruar i kishin ngacmuar dhe tentuar ti fusin në veturë dy viktimat e mitura femra kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *