E pazakontë! Zhduket avioni në Kroaci, mister fati i pasagjerëve

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të diel në Kroaci, pasi një avion me 4 pasagjerë është zhdukur nga radari, duke mbetur mister fati i tij.

Mediat kroate bëjnë me dije se avioni i cili ishte ngritur në fluturim për të shkuar drejt Gjermanisë, është zhdukur nga radari dhe humbi kontaktet me kullën e vrojtimit të Rakovicës.

Aktualisht në terren janë më shumë se 60 persona që po kërkojnë gjurmët e avionin pranë zonës së Slunjës por kontrolli është bërë mjaft i vështirë për shkak të situatës së keqe të motit.

“Kushtet në terren janë shumë të këqija. Terreni po kërkohet nga më shumë se 60 persona për shkak të kushteve që nuk mund të përdorim helikopter. Aktualisht jemi duke kërkuar vendndodhjen e fundit të mundshme në zonën e Slunja, por gjithçka është relative dhe do të vazhdojmë”, njoftohet nga qendra e komunikimit të Drejtorisë së Policisë së Karllovac.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *