E mori me vete në emigracion, shqiptari braktis në Itali djalin e tij 15-vjeçar!

Një 15-vjeçar shqiptar është braktisur nga babai i tij në Itali, pasi kishin shkuar të dy së bashku në emigracion për të punuar.

Sipas medieve italiane i mituri ka kërkuar ndihmë nga policia pasi u braktis nga babai, ndërsa ngjarjen e ka shpjeguar me vështirësi tek autoritetet pasi nuk flet italisht por ia ka treguar përmes google translate. I riu arriti të komunikonte me karabinierët se babai i tij 46-vjeçar e kishte braktisur pasi kishte mbetur pa para, ndërsa bëhet me dije se në ndodheshin në Itali prej datës 19 tetor. Fatmirësisht i mituri ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore por detyrohet ta kalojë natën në park, duke mos ditur se kujt t’i drejtohej për ndihmë. Pas kërkesës për ndihmë në polici, 15-vjeçari është strehuar pranë Departamentit të Emergjencave Sociale të Bolonjës.

Babai i djalit është denoncuar për braktisje të të miturve ose personave të paaftë dhe ndihmë për emigracionin e paligjshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *