E mbante si kafshë shtëpiake, kanguri sulmon 77-vjeçarin duke e lënë të vdekur

Një 77-vjeçar nga Australia ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga një kangur që e mbante në shtëpi. Ka qenë një i afërm, i cili e ka gjetur të moshuarin me lëndime të rënda në shtëpinë e tij në Redmond të Australisë. Kur personeli mjekësor ka mbërritur në shtëpinë e 77-vjeçarit, kanguri i ka penguar që të futeshin brenda në banesë. Në vendngjarje mbërriti dhe Policia, e cila u detyrua që të qëllonte kangurin. I moshuari ka pasur dëmtime shumë të rënda dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë.

Australia është shtëpia e rreth 50 milionë kangurëve, të cilët mund të peshojnë deri në 90 kilogramë dhe të rriten deri në 2 metra të gjatë. Por sulme të tilla janë të rralla. Ky është rasti i parë fatal i raportuar në Australi që nga viti 1936. “Kangurët kanë dhëmbë të mprehtë, kthetra dhe këmbë të fuqishme”,- tha eksperti i sjelljes së kangurit Graeme Coulson për Korporatën Australiane të Transmetimeve. Në muajin Korrik, një kangur sulmoi një 67-vjeçare gjatë një shtëtitje në Queensland të Australisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *