“E kemi ditur që do fitojë”, e ëma e Vjosa Osmanit: Që fëmijë donte të bëhej presidente

Pasi Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës, nëna e saj ka dhënë një intervistë dje për T7. Ajo ka treguar se që në fëmijëri, Vjosa shprehej se do të bëhej presidente.

“Kosova e ka votuar, jemi kënaqur. Që në fëmijëri thoshte se do bëhem presidente. Ka qenë shumë fëmijë i përkushtuar, krenohem me të”, tha ajo. Po ashtu, nëna e Osmanit është shprehur se gjatë seancës ka qenë në stres, por ka pasur besim dhe e dinte që ajo do fitonte.

“Si çdo familje kemi qenë në stres, po në fund e kemi ditur që do të fitojë sepse në raundine tretë e kishte të sigurtë”, deklaroi nëna e saj. Ajo ka treguar se vajzën e ka uruar përmes telefonit.

“Nuk kemi komuniku, ajo ka qenë e nxanë nuk e pengojmë kur është duke punu. Kam qenë me bashkëshortin, djalin, nusen, ata jetojnë të gjithë në Prishtinë, po mbrëmë ka qenë këtu. Veç urimin ja kemi përcjellë përmes telefonit”, tha ajo.

Vjosa Osmani është zyrtarisht Presidentja e gjashtë e Kosovës. Me 71 vota, Osmani është bërë e dyta grua që mban këtë post dhe drejton shtetin e Kosovës. Me brohoritje dhe duartrokitje, Osmani foli nga salla e Kuvendit, ku premtoi drejtësi Kosovën dhe deklaroi se nuk do të ndalej deri në momentin që Serbia të japë llogari për masakrat e kryera gjatë luftës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *