E hoqën nga rrjetet sociale, Trump hedh hapin e radhës. Ja kur do kthehet në ‘botën online’

Donald Trump nuk është pjesë e rrjeteve sociale, për shkak të protestave që u mbajtën në 6 janar në Capitol Hill. Ai u bllokua nga të gjitha rrjetet sociale që përdorte, duke filluar nga Twitter, Facebook, Instagram, Snapchat dhe YouTube. Në atë periudhë, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, reagoi përmes një postimi ku njoftonte se pas asaj që ndodhi në protestën e dhunshme në ndërtesën e Kapitolit, do të ishte me rrezik të madh t’i lejohej Trump përdorimi i këtyre platformave.

Sipas tij, Trump mund t’i përdorte ato për të nxitur kryengritje të dhunshme ndaj një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ndonëse e hoqën nga rrjetet sociale, Trump e ka gjetur një mënyrë për tu rikthyer sërish.

Ai pritet të hapë platformën e tij. “Dailymail” shkruan se pas dëbimit nga rrjetet sociale për dhunën që ka nxitur në Capitol Hill, ish-presidenti i SHBA-së do të krijojë vetë një rrjet social. Lajmin e ka dhënë këshilltari i Trump, Jason Miller.

Miller deklaroi se Trump mund të kthehet në ‘botën online’ brenda 2-3 muajve. Ende nuk dihet se si do të jetë rrjeti social i Trump, pasi nuk ka dalë asnjë e dhënë zyrtare. Por me siguri, kjo gjetje e Trump do të ndryshonte lojën për rrjetet sociale.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *