“E desha e më donte shumë”, Aurela Gaçe rrëfen fjalët e fundit të Jorgo Papingjit!

Dy ditë më parë Shqipëria humbi një artistët dhe tekstshkruesit më të mëdhenj, mjeshtrin dhe autorin e mbi 4 mijë këngëve, Jorgo Papingjin. Prej ditësh ishte i shtruar në Sanatorium, ku vuante nga një gjendje e rëndë shëndetësore.

Miq të afërm e kolegë shprehen se ka qenë një nga njerëzit më të mirë që ka njohur, ata që e kanë njohur kanë qenë të lumtur. Aurela Gaçe ka folur me dhimbje për ikjen e tij, por e kujton me respektin më të madh artistin.

E merrja shpesh në telefon edhe për të biseduar kot. Më ankohej, thoshte “kam ngelur vetëm tani”, megjithëse ai kishte shumë shokë e miq. Veprat e tij flasin vetë dhe nuk është nevoja.”, thotë Aurela Gaçe.

Ajo ka bërë një postim të gjatë, ku flet për vlerat e Jorgo Papingjinit si njeri dhe si artist.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *