E ardhmja e MESSIT në udhëkryq, flet babai i argjentinasit: Deri kur?!

E ardhmja e Lionel Messit është ende e paqartë. Kampioni i botës nuk ka rinovuar akoma me PSG-në dhe tashmë çdo ditë e më shumë po lidhet për një rikthim në “Camp Nou” aty ku tifozët katalanas e presin “krahë hapur”. Por jo vetëm La Liga, edhe MLS apo Arabia Saudite raportohen si opsione për të.

Por në gjithë vorbullën e zërave për të ardhmen e argjentinasit ka reaguar babai i Messit, Jorgo, i cili është parë ditët e fundit të takohet me një sheik në Arabinë Saudite. Gjithsesi babai i Leos ka theyr heshtjen dhe  është shprehur se:

“Deri kur do të vazhdoni me lajme të pavërteta?! Cilat janë provat tuaja? Gjithçka që po flitet është false. Ne nuk do të vazhdojmë të tolerojmë shpikje të tjera që bëhen për të fituar ndjekës”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *