Dyshohet se ka rënë në lumin Seman, rinisin kërkimet për 26-vjeçarin e zhdukur prej ditësh

Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit Mateo Lika, i cili është raportuar i zhdukur që prej katër ditësh, pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman. E vetmja provë që mjeti mund të ketë rënë në lumë, është targa e mbetur në parmakët e Urës së Mbrostarit.

Polumbarët e Reneas kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman, duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit dhe i kishin ndërprerë kërkimet për të riun. Por, i rinisën sërish sot, me shpresën se do të gjejnë Mateo Likën dhe automjetin me të cilin udhëtonte.

I riu kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Fier dhe kishte marrë me qira makinën me të cilën dyshohet se ra në lumin Seman. Ai ka qenë i vetëm në mjet, ndërsa prej 4 ditësh familjarët nuk kanë asnjë lajm prej tij. Në vendin ku po kryhen kërkimet, ndodhen edhe familjarë të 26-vjeçarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *