Dyshohet se 13-vjeçari u vetëvar nga një video në ‘Tik-Tok’, reagon ministrja Kushi: Shkollat dhe familjet të marrin përgjegjësinë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas ngjarjes së një dite më parë ku një 13-vjeçar u dërgua i pajetë në spitalin e Lushnjes.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Kushi shkruan se aksesi në internet i fëmijëve për një kohë të gjatë është një nga çështjet më problematike tek të rinjtë. Sipas ministres, shkollat, familjet dhe institucionet duhet të marrin përgjegjësinë për këto raste fatale.

“URGJENTE! Jam e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnje! Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çeshtjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin” ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale” – shkruan Kushi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në Lushnje. Kanë qenë prindërit që e dërguan djalin e tyre 13 vjeç pa shenja jete në spital. Nga informacionet e policisë, dyshohet se 13-vjeçari është vetëvarur në banesë.

 “Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shenja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj”, thotë policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *