Durrës/ Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është arrestuar në Durrës, ishte i shpallur në kërkim për vjedhje.

Shtetasit me iniciale P. P., është dënuar nga Gjykata për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari i shpallur në kërkim, pasi tentoi të vidhte me armë, një vit më parë, në banesën e një shtetasi.

Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, bënë të mundur ndalimin e shtetasit P. P., 28 vjeç, banues në Katund Sukth, Durrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar 28-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Më datë 08.10.2021, shtetasi P. P., në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të arrestuar, kanë tentuar të vjedhin me armë, në banesën e një shtetasi, në fshatin Katund Sukth.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *