Durrës/ Gjendet pa shenja jete një burrë, dyshohet se…

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Durrës.

Shtetasit me iniciale A.G., nuk i janë gjetur shenja dhune në trup, ku dyshimet janë se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 9, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *