Durrës/ Bie aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit, humb jetën i moshuari

Një i moshuar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 14, Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Ditën e sotme, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi R. M., 80 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *