“Duam Cristiano Ronaldon në kampionatin tonë”, si e refuzoi CR7 ofertën prej 242 mln euro nga Arabia Saudite

Me merkaton e verës të përfunduar, Cristiano Ronaldo do të qëndrojë të paktën deri në muajin janar te Mançester Junajtid.

Për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”, në skenë ka dalë hapur pista e Arabisë Saudite, ku presidenti i Federatës të këtyre të fundit, Jaser Al-Misehal ka lëshuar “bombën” e merkatos, teksa në një intervistë me mediat lokale ka deklaruar se dëshirojnë të shohin Kristiano Ronaldon në kampionatin e tyre të futbollit:

“Sot nuk është e mundur sepse dritarja e transferimeve është e mbyllur, por duam të shohim një futbollist si Cristiano Ronaldo në kampionatin tonë në Arabinë Saudite.

Do të ishte diçka pozitive dhe një lajm i mirë për të gjithë. Jam i sigurt që të gjithë i njohin sukseset dhe rekordet e Kristiano Ronaldos dhe është një model edhe si futbollist.”, përfundoi presidenti i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite, Jaser Al-Misehal

Al-Hilal ofroi një kontratë prej 242 milionë eurosh për dy sezone. Klubi nga Arabia Saudite synonte ta shndërronte luzitanin referencë absolute. Pavarësisht kësaj oferte të pazakontë, Ronaldo nuk pranoi, duke dashur të gjente një ekip të rëndësishëm pjesëmarrës në Champions League.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *