Drejtonin automjetin në mënyrë të parregullt, arrestohen dy persona, ndiqet penalisht një tjetër

2 shtetas janë vënë në pranga ndërsa njëri po procedohet penalisht, P.B 62-vjeç banues në fshatin Zëmblak, Maliq, u kap në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” si dhe

A.M-51-vjeç banues në fshatin Drenovë Korçë u kap duke drejtuar mjetin tip “Hyndai” në gjendje të dehur si dhe për shtetatsin A.T., 35 -vjeç po ndiqet për veprën penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm .

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve:

– P. B., 62 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, pasi në fshatin Burimas, Maliq, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, në gjendje të dehur.

– A. M., 51 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, pasi në qytetin e Korçës, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 35 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig, ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke transportuar pasagjerë, me mjetin tip “Benz” kundrejt pagesës, pa qenë i pajisur me licencën përkatëse për shërbim taksi.

Më datë 27.05.2022, në fshatin Burimas, Maliq, ka rënë zjarr në magazinën e shtetases N. B., 56 vjeçe, banuese në Burimas, e cila për pasojë është djegur plotësisht. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *