Drejtimi i PD-së/ Deputetët thirrje Apelit: Jep vendim, mos na lërë më në agoni

Deputetët e Partisë Demokratike Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi kanë reaguar në lidhje me drejtimin e partisë.

Në një deklaratë për mediat, Sula dhe Korreshi i kanë bërë thirrje Gjykatës së Apelit që kjo e fundit të marrë një vendim mbi situatën në PD.

Sula: Mbushen 7 muaj nga mos shqyrtimi nga ankimimi i paraqitur nga ana jonë e vendimit të shkallës së parë. E pa tolerueshme, nuk dua të aludoj por ka interesa të forta nga persona të caktuar apo nga mazhoranca që nuk duan që ky ankimim i bërë nga grupi parlamentar të ketë një vendim. Ky është në interes të shoqërisë në radhë të parë. Do i bëja thirrje gjithë deputeteve të PD te jemi para gjykatës se Apelit nesër ose pasnesër jo që të diktojmë në dhënien e vendimit, se ne nuk na intereson në ç’krah është vendimi, por na intereson shpejtësia që PD mos rrijë më në agoni.

Korreshi: Kur nuk ka konsensus mes palëve, duhej një vendim gjykate. Duhet një bashkim mes demokratëve. Kjo punë nuk duhet të ishte në rrugë gjyqësore, pasi demokratët duhet të zgjidhnin problemin. Jemi bërë gazi i botës. Duhet të bëhemi bashkë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *