Dosja e ekstradimit në Greqi/ Laert Haxhiu kërkon azil: Më rrezikohet jeta

Dosja e të shumkërkuarit Laert Haxhiu, i arrestuar pak javë më parë në Janinë, i është dorëzuar autoriteteve greke.

Pas marrjes në dorëzim të fashikujve hetimor, tashmë verditki i takon gjykatës së Janinës, për të vendosur nëse do lejojnë apo jo ekstradimin e tij.

Ky i fundit raportohet se ka kërkuar azil, me argumentin se i rrezikohet jeta nëse do ekstradohet. Seanca e parë për ekstradimin e Laert Haxhiut do mbahet më datë 20 qershor.

Haxhiu po gjykohet në mungesë për masakrën e Lushnjës, për te cilën janë dënuar më herët me burgim të perjetshëm Oges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Orgest Bilbili, Laert Haxhiu e Anterio Kaloshi akuzohen nga SPAK për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2017. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, akuzohen edhe për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *