Dorëhiqet nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari është dorëhequr pas përplasjeve me kryetarin e partisë Ilir Meta, pasi ky i fundit kritikoi tre ditë më parë performancën e strukturave të partisë në qytetin e Korçës. Ishte vetë Braimllari që e dha lajmin e dorëheqjes përmes një postimi në rrjete sociale.

 

“Jap dorëheqjen nga funksioni i NënKryetarit të Partisë së Lirisë. Falenderoj të gjithë anëtarët e partisë për mbështetjen që më kanë dhënë në këto 19 vite. Në këto 19 vite, koha për ne nuk kishte kuptim, orët dhe ditët iknin shpejt, në organizim, në takime dhe në fushatë. Jemi takuar herët në mëngjes, darkave vonë duke ndenjur netë të tëra pa gjumë për të çuar përpara çështjet tona themelore. Këto 19 vite kanë qenë një eksperiencë fantastike, ku u rritëm brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne u udhëhoqëm nga ndjenja dhe mendimi i të qenit një familje, ku në pjesën më të madhe sakrifikuam dhe qëndruam në ballë të çdo beteje.”, shkruan Braimllari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *