Donaldi pjesëmarrës në projektin e ri televiziv të Borës?

Ish-konkurrentja e Për’Puthen, Ritvana Fetahu, duket se ka konfirmuar pjesëmarrjen e Donaldit në programin e ri që do të moderojë Bora Zemani.

Pak kohë më parë ajo i kërkoi Borës dhe Donaldit të martohen, teksa postoi një video ku ndodhej në makinë me një mikeshë duke dëgjuar këngën e Donaldit me titull “Nuk je”.

Krah videos së publikuar në Instagram, Ritvana shkroi: “Dikush këtu është shumë e interesuar që Bora dhe Donaldi të martohen. A ke pranuar Bora që të qetësohet?”- teksa ka etiketuar moderatoren, dhe shoqen e saj.

Më pas Ritvana ka publikuar një tjetër video duke shkruar se shoqja e saj është fanse e tyre.

Nga ana tjetër, Bora konfirmoi ditën e djeshme se do të jetë prezantuese e ‘Dancing With the stars’ dhe u shpreh se e pret një rrugëtim i ri, teksa ka pyetur dhe ndjekësit nëse janë gati të zbulojnë dhe të ndjekin të preferuarin e tij në ‘arenën e kërcimit.’

Në videon e publikuar Ritvana la një koment: “Mezi presim, sidomos @blinda_jus”, duke etiketuar mikeshën e saj, e cila kërkoi pak kohë më parë që Bora dhe Donaldi të martohen.

Bora Zemani vendosi t’i japë publikisht një përgjigje duke i komentuar dy zemra.

Mos vallë ky ishte një konfirmim?!!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *