Dogana e Kosovës i ndalon Azetit 18 mijë e 250 euro, po i mbante në çantë krahu

Repistit artistit të njohur kosovar, Azet, Dogana e Kosovës, i ka ndaluar 18 mijë e 250 euro në pikën kufitare në Vërmicë.

Rasti ndodhi të hënën që e lamë pas, ndërsa këto mjete financiare, reperi i njohur i kishte të padeklaruara, dhe po i mbante në një çantë krahu.

Vetura me të cilën po kaloheshin paratë ishte me targa të Kosovës.

”Gjatë kontrolleve oficerët doganore kanë zgjedhur për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë.

Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit, ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18.250 euro të padeklaruara”, thuhej në njoftimin e Doganës së Kosovës të lëshuar dje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *