Djali i Maradonës: Babi do të ishte krenar për këtë Napoli

“Napoli është një ekip i fortë që impnon lojën dhe ritmin e tij pasi humbi kaq shumë lojtarë të rëndësishëm gjatë verës. Dhe ata po luajnë më mirë se vitin e kaluar.

Ky ekip mund të shkojë deri në fund. Babi do të ishte krenar për këta djem.”

Kështu Diego Armando Maradona Junior, djali i legjendës argjentinase, në margjinat e ceremonisë për dorëzimin e Çmimeve Scopigno dhe Pulici në Sallën e Nderit Coni, u shpreh i lumtur dhe i emopcionuar në lidhje me performancën e Napolit këtë sezon.

“Të mundësh Liverpoolin dhe Ajax me ato rezultate është diçka e pabesueshme. Lojtari më i mirë i këtij ekipi është Spalletti, një trajner që gjithmonë arrin të futet brenda kokës së lojtarit. Simboli i skuadrës është Simeone, i cili ka pritur gjithë verën për të ardhur te Napoli dhe pranon të qëndrojë në stol, por kur futet në fushë ai jep gjithçka”, ka shtuar ai

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *