Raporti i OKB-së dhe Kryqit të Kuq: Jeta e njerëzve do të rrezikohet nga valët e të nxehtit brenda disa dekadave

Valët e të nxehtit do të bëhen aq ekstreme në rajone të caktuara të botës brenda dekadave sa jeta e njerëzve atje do të jetë e paqëndrueshme, paralajmëruan Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq.

Valët e të nxehtit parashikohen të “tejkalojnë kufijtë fiziologjikë dhe socialë njerëzorë” në Sahel, Bririn e Afrikës dhe Azinë Jugore dhe Jugperëndimore, me ngjarje ekstreme që shkaktojnë “vuajtje në shkallë të gjerë dhe humbje jetësh”, thanë organizatat.

Katastrofat e valëve të të nxehtit këtë vit në vende si Somalia dhe Pakistani parashikojnë një të ardhme me emergjenca humanitare më vdekjeprurëse, më të shpeshta dhe më intensive të lidhura me nxehtësinë, paralajmëruan ata në një raport të përbashkët.

Gjërat do të përkeqësohen shumë pasi ndryshimi i klimës vazhdon të dalë jashtë kontrollit, tha Martin Griffiths shef i zyrës së OKB-së për çështjet humanitare. Në këtë raport, është thënë se moti i nxehtë mund të “tejkalojë limitet psikologjike dhe humane të njeriut” në Sahel, disa rajone të Afrikës dhe Azisë, nëse nuk merren masa të menjëhershme për të zvogëluar efektin e një moti të tillë.

Në raport përmenden pesë hapa kyçë që mund të ndihmojnë në luftim të ndikimit të motit ekstrem, përfshirë ofrimin e hershëm të informacioneve që u ndihmojnë njerëzve të reagojnë, si dhe të gjejnë rrugë të reja të financimit në nivel lokal.

Liderët botërorë tashmë kanë paralajmëruar për rritje të temperaturës së Tokës në 1.2 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale. Temperaturat është thënë se do të vazhdojnë të rriten në rast se qeveritë nuk marrin masa për të ndalur emetimet e karbonit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *