Biden zotohet të mbështesë Ukrainën me sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas sulmeve ruse në qytetin e Kievit.

Shtëpia e Bardhë ka zbardhur bisedën telefonike, ku thekson se Biden ka dënuar sulmet e Rusisë dhe ka shprehur ngushëllime ndaj familjeve që kanë humbur të dashurit në këto sulme.

Sakaq Biden është zotuar t’i ofrojë Ukrainës të gjitha mjetet e nevojshme për t’u mbrojtur.

Njoftimi i plotë:

Ai shprehu dënimin e tij për sulmet me raketa të Rusisë në të gjithë Ukrainën, përfshirë në Kiev, dhe përcolli ngushëllimet e tij për të dashurit e atyre që u vranë dhe u plagosën në këto sulme të pakuptimta. Presidenti Biden u zotua të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetjen e nevojshme për t’u mbrojtur, duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore. Ai nënvizoi gjithashtu angazhimin e tij të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët për të vazhduar imponimin e kostove ndaj Rusisë, duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj të luftës dhe mizoritë e saj dhe duke i ofruar Ukrainës ndihmë sigurie, ekonomike dhe humanitare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *