Ditë me shi sot? Ja disa mënyra se si ta bëni këtë ditë të mrekullueshme

Dita me shi ndonjëherë nuk është dhe aq e mërzitshme sa e mendoni. Më poshtë do të gjeni dita mënyra se si mund të argëtoheni në një ditë të tillë të cilën e mendoni të urryeshme dhe të lodhshme:

Kohë perfekte për ata që pëlqejnë fotografinë

Imazh perfekt do mundin të krijojnë ata të cilët pëlqejnë fotografinë. Shiu që pikon , zymtësia e cila krijohet dhe pikat të cilat prekin aparatin tuaj fotografik, do të nxirrnin anën më të mirë të kësaj dite.  Mund të bëni një foto të një gote çaji ose të një të afërmi të cilën më pas mund ta postojeni në rrjetet sociale.

Kaloni momente romantike me partnerin tuaj

Një kuvertë e ngrohtë dhe partneri juaj pranë, është ditë mjaft nostalgjike, aq më tepër nëse shoqërohet me shi. Flisni me partnerin momentet që keni kaluar së bashku. Kjo është një mënyrë e mirë për të forcuar marrëdhënien dhe të largoni stresin.

Kërceni në shi

Vrapo dhe çliro vetes gjithë energjitë e javës, sepse kënaqësia që përfitohet është astronomike.

Mblidhuni me familjen dhe luani lojërat të cilat ju pëlqejnë

Lëreni më mënjanë moshë, dhe filloni një luftë me jastëkë ose letra të cilat në fund do t’ju bëjë të kaloni një ditë për tu mbajtur mend. Ndërsa nëse nuk doni të dëmtoni mobiliet tuaja, atëherë lojërat elektronike do të ishin perfekte.

Lexoni librin tuaj të preferuar

Ditët me shi janë perfektë për të bërë pushime. Ato marrin kuptim tjetër nëse ju lexoni librin tuaj të preferuar sidomos nëse ai është drame ose romancë. Libri mund t’ju shoqërojë kudo madje edhe në autobus, gjatë rrugës që shkoni për në punë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *