Dita e Verës, Rama nga Elbasani: Nuk e harrojmë premtimin për pensionistët, kësti i parë do shpërndahet në prill

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Verës live nga Elbasani.

Gjatë një prononcimi për mediat, Rama është shprehur se kjo ditë shënon një rikthim në stinët që sjellin më shumë optimizëm.

“Kemi një proces që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera. E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit në rajon, sot shkojmë në një pozicion edhe më të mirë në rajon. Dua të uroj pensionistët, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’iu shpërndarë një tjetër mbështetje por siç e kemi thënë, taksa mblidhet, kësti i parë në prill e menjëherë do shikojmë sesi kryesorja në administrimin e të ardhurave, do jetë për pensionistët. Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *